top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONTINGJENTI I FORCAVE TË ARMATOSURA U NIS NË MISIONIN E NATO-s NË BULLGARI | MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU: KONTRIBUT NË SIGURINË RAJONALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 26, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin me misione për garantimin e sigurisë rajonale.

 

Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Lejtnant Arben Kingji përcollën sot kontingjentin e radhës për në grup-batalionin e NATO-s në Bullgari, si dhe pritën një pjesë të trupave shqiptare që shërbejnë në misionin e KFOR në Kosovë.

 

Në Bullgari, njerëzit tanë janë të angazhuar në përforcimin e krahut lindor të NATO-s, ndërsa në KFOR kontribuojnë në një tokë shumë të dashur për të gjithë ne, Kosovën që aq shumë ka nevojë për kontributin e të gjithëve si pjesë e Aleancës së madhe”, u shpreh ministri Vengu.

 

Ministri Vengu siguroi se trupat e FA-së, në çdo mision ku shërbejnë, nuk përfaqësojnë vetëm uniformën që mbajnë, por fuqinë dhe dinjitetin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare”.

 

Familjet tyre, që i mbështesin në çdo hap të këtij rrugëtimi, janë gjithashtu heronj të heshtur të këtij misioni. Krenar për ambasadorët e vlerave tona kombëtare dhe ushtarakët që sakrifikojnë çdo ditë në misionet e NATO-s”, tha ministri Vengu.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page