Seul, Kore e Jugut | Ka shkuar në 120 numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni të kompanisë “Jeju Air”, i cili, ndodhi mëngjesin e sotëm në një aeroport në Korenë e Jugut.
Zjarrfikësit e kanë raportuar këtë lajm.
Avioni mbante 181 persona (175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandezë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit) midis Tajlandës dhe Muan-it, një qytet që ndodhet rreth 290 kilometra në jug të kryeqytetit Seul.
“Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë një përplasje me zogj të kombinuar me kushtet e pafavorshme të motit. Por rezultatet e një hetimi priten”, tha shefi lokal i zjarrfikësve Lee Jeong-hyun në një konferencë shtypi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments