KOREJA E JUGUT DO TË LEJOJË ROBOTËT TË LËVIZIN NË HAPËSIRAT PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Koreja e Jugut ka hapur aplikacione për operatorët e robotëve të lëvizshëm (celularë) për të patrulluar dhe shpërndarë mallra në trotuare, me një kufi maksimal të shpejtësisë prej 15 km/h.
Robotët, që peshojnë më pak se 500 kg, duhet të jenë të siguruar, dhe të jenë në përputhje me një test 16 pikësh, duke përfshirë qëndrimin brenda zonave të caktuara, dhe lundrimin në vendkalimet e këmbësorëve.
Ligji i ri i lejon robotët të ndërthuren me këmbësorët në hapësirat publike, me Ministrinë që pritet të caktojë një organ qeverisës, për certifikimin e robotëve brenda një muaji.
Shoqata e Industrisë së Robotëve të Koresë dhe siguruesit privatë po zhvillojnë produkte sigurimesh, që do të dalin në treg muajin e ardhshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Kommentare