KOREJA E JUGUT: GJYKATA KUSHTETUESE SHKARKOI PRESIDENTIN YOON | IMPIÇMENT (IMPEACHMENT) I KONFIRMUAR PËR SHKAK TË SHPALLJES SË GJENDJES USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka konfirmuar shkarkimin e presidentit Yoon Suk-yeol, duke e shkarkuar atë nga detyra.
“Ne shpallim vendimin e mëposhtëm, me marrëveshje unanime të të gjithë gjyqtarëve: Ne shkarkojmë presidentin e paditur Yoon”, tha sot kryegjyqtari në detyrë Moon Hyung-bae.
Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut tha se deklarata e presidentit për ligjin ushtarak shkel Kushtetutën e vendit aziatik.
“Yoon nuk deklaroi thjesht ligjin ushtarak, por vazhdoi të kryente akte që shkelnin Kushtetutën dhe ligjin, duke përfshirë mobilizimin e forcave ushtarake dhe policore për të penguar ushtrimin e autoritetit të Asamblesë Kombëtare”, shtoi gjykata.
Partia e presidentit Yoon tha se pranon solemnisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Koresë së Jugut.
“Është për të ardhur keq, por Partia e Pushtetit Popullor pranon solemnisht dhe respekton me përulësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne i kërkojmë sinqerisht falje popullit”, tha kreu dhe ligjvënësi i PPP Kwon Young-se.
Udhëheqësi i opozitës koreano-jugore Lee Jae-myung përshëndeti shkarkimin e presidentit Yoon.
“Ai shkatërroi Kushtetutën dhe kërcënoi popullin dhe demokracinë me armët dhe thikat që populli ia besoi”, tha z. Lee pas vendimit.
Udhëheqësi i opozitës është favorit në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të Koresë së Jugut, që do të zhvillohen brenda 60 ditëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments