KOREJA E JUGUT PLANIFIKON 473 MILIARDË $ PËR NDËRTIM ÇIPASH | KOREJA KOMUNISTE E VERIUT NUK KA BUKË PËR POPULLIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 19, 2024
- 1 min read
Seul, Kore e Jugut | Koreja e Jugut ka zbuluar një iniciativë ambicioze për të krijuar një “kompleks ndërtimi mega gjysmëpërçues” në Seulin jugor, deri në vitin 2047, i mbështetur nga një investim masiv prej 622 trilionë won (473 miliardë dollarë), nga Samsung Electronics dhe SK Hynix.
Duke përfshirë 8.1 milje katrore, grupi synon një kapacitet prodhimi mujor prej 7.7 milionë çipash deri në vitin 2030.
Zonat specifike përfshijnë Pangyo për industrinë, Hwaseong, Yongin, Icheon dhe Pyeongtaek për prodhimin e çipave dhe Anseong për bizneset e materialeve dhe pajisjeve.
Me një angazhim për vetë-mjaftueshmërinë dhe krijimin e vendeve të punës, qeveria parashikon të kapë 10% të tregut global të çipave deri në vitin 2030.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments