KORÇË: U ARRESTUA SPARTAK SELIMAJ | TREGTAR KOKAINE: U KAP DUKE SHITUR DROGË EDHE PSE ISHTE ME MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 1 min read

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Spartak Selimaj, me moshë 34 vjeç.
Ai ishte me masë sigurimi vetjak “arrest shtëpie”, të shqiptuar nga Gjykata e Korçës, por, u kap duke tregtuar kokainë të ndarë në 14 doza.
Në gjendje të lirë u proceduan blerësit e kokainës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments