KOSOVË: PROKURORIA NGRITI AKUZË PENALE NDAJ FIKRIM DAMKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Prizren, Republika e Kosovës | Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur akuzë penale ndaj:
1- Z. Fikrim Damka dhe ndaj një tjetër subjekti.
Ata akuzohen se në bashkëpunim kriminal kanë kryer vepra penale të parashikuara si “Sulmi” dhe “Kanosja”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së akuzave penale i kërkoi gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas parimeve juridike të ligjit penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言