KOSOVË: RAMADAN NISHNORI DENONCOI DHUNËN SEKSUALE TË USHTRUAR NDAJ TIJ NGA USHTARËT E KASAPIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ | DEKLAROI SE VIKTIMAT E DHUNËS SEKSUALE NUK DUAN KEQARDHJE POR RESPEKT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Z. Ramadan Nishori dëfteu botërisht përjetimin e dhunës seksuale të ushtruar ndaj tij gjatë kohës së luftës, në muajin shtator të vitit 1998 (në kohën kur ishte 22 vjeç).
“Unë sot dua që njerëzit të më shohin si një njeri që kam kaluar nëpër shumë gjëra, jam munduar shumë. Por nuk jam thyer kurrë.
Nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që kam përjetuar, por me respekt si një njeri që ka luftuar shumë për të mbijetuar”, deklaraoi z. Nishnori, me rastin e Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës.
“Jam këtu që të mos mbetem rob i së kaluarës”, deklaroi z. Nishori.
“Kur themi zëri im është forca ime ne po e njohim dhe vlerësojmë guximin për të folur. Po ashtu po i japim zë të gjithë atyre që nuk kanë mundur të flasin. Ky nuk është një hap veç i një të mbijetuari, por hap përpara për gjithë shoqërinë tonë drejt dhembshurisë, drejtësisë dhe daljes së të vërtetës në pah”, deklaroi znj. Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments