top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOSOVË: U ARRESTUAN BOBAN TONIÇ; NADICA ÇEPIÇ; MIRSAD IBRO | AKUZOHEN PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË QYTETARE (CIVILE) SHQIPTARE GJATË LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Prishtinë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës), në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme arrestuan tre veta, të cilët, akuzohen si të përfshirë në krime lufte kundër popullsisë qytetare (civile) gjatë luftës në Kosovë.

 

Të arrestuarit janë:

1- Z. Boban Toniç.

2- Znj. Nadica Çepiç.

3- Z. Mirsad Ibro.

 

Në cilësinë e ushtruesve të funksioneve zyrtare në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit, kanë marrë pjesë në rrahje sistematike, tortura fizike dhe psikike, si dhe keqtrajtime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë gjatë luftës.

 

Arrestimet e tyre u kryen më 21 prill të vitit 2024, në dy vendndodhje në Lipjan dhe një në Prishtinë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page