KREMLINI: PRESIDENTI PUTIN NUK URDHËROI ZGJATJEN E ARMËPUSHIMIT TË PASHKËVE | ARMËPUSHIMI ZYRTAR SKADON MESNATËN E SOTME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | “Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka dhënë urdhër për zgjatjen e armëpushimit të Pashkëve në Ukrainë”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
Armëpushimi është caktuar të përfundojë në mesnatën e sotme.
“Nuk kishte urdhëra të tjerë”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve “Tass”, duke iu përgjigjur një pyetjeje.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, që nga shpallja e armëpushimit, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë qëlluar mbi pozicionet e Forcave të Armatosura ruse 444 herë dhe kanë kryer 900 sulme me UAV.
“Në të njëjtën kohë, ushtarët rusë të të gjitha grupeve të trupave në zonën SVO respektuan rreptësisht armëpushimin dhe qëndruan në linjat dhe pozicionet e okupuara”, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi sërish sot forcat ushtarake ruse për vazhdimin e sulmeve pavarësisht armëpushimit të Pashkëve të premtuar dje nga Vladimir Putin.
Presidenti Zelenski njoftoi përmes rrjetit social virtual “Facebook” se bombardimet dhe sulmet me dronë vazhduan gjatë gjithë natës.
“Në përgjithësi, që nga mëngjesi i Pashkëve, mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë një përshtypje të përgjithshme për një armëpushim, por në disa vende ajo nuk braktis përpjekjet individuale për të avancuar dhe për të shkaktuar humbje në Ukrainë”, shkroi presidenti ukrainas, duke cituar një raport të shefit të ushtrisë ukrainase Oleksandr Shirski (Shirsky).
“Ukraina do t'i përgjigjet në mënyrë simetrike çdo sulmi të tillë”, tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments