KREMLINI REAGOI PËR TARIFAT E PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP): EKONOMIA GLOBALE NË TRAZIRA; RUSIA NUK PREKET; JEMI TË VËMENDSHËM NDAJ NDIKIMEVE TË MUNDSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Ekonomia globale është aktualisht në trazira për shkak të vendosjes së tarifave nga ShBA-ës, dhe edhe nëse Rusia nuk preket, ajo duhet të mbetet ende shumë e kujdesshme për të minimizuar ndikimin negativ që vendimi i Uashingtonit mund të ketë në ekonominë e saj”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Moska do të duhet të zbatojë përpjekje të mëtejshme në sfondin e turbulencës që po përjetohet aktualisht për të siguruar stabilitetin e saj ekonomik”, shtoi zëdhënësi Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments