top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRESHNIK BUDLLA (FARRUKU) DOLI NGA QELIA | PRETENDOI SE KOMUNIKIMET NË PLATFORMËN E KODUAR SKY ECC I KISHTE KRYER VËLLAI I TIJ ROLAND BUDLLA (FARRUKU) | GJKKO-ja VENDOSI LIRIMIN E TIJ NGA PARABURGIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme (GjKKO) nxorri nga qelia z. Kreshnik Budlla (Farruku) për shkak të një gabimi të një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

GJKKO-ja anuloi (revokoi) masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” ndaj tij sepse ka rezultuar se në përgjimet e platformës së koduar “SKY ECC” ka ndodhur një ngatërresë me kodin personal të identifikimit të përdoruesit.

 

Komunikimet e e kryera aty, të pretenduara nga SPAK-u se ishin kryer nga z. Kreshnik Budlla (Farruku) janë kryer nga i vëllai i tij, nga z. Roland Farruku.

 

Njoftim | 1. Kërkuesi Kreshnik Budlla (Farruku) me datë 21.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

 

1. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së proçesverbalit të identifikimit të SKY ECC PIN ****, mbajtur nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit B.H, ku identifikon në mënyrë të gabuar si posedues dhe përdorues shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), në vend të poseduesit dhe përdoruesit real shtetasin R.F (vëllai i Kreshnik Budlla Farruku).

 

2. Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), vendosur nëpërmjet vendimit Nr.1 Akti, datë 11.01.2025, vazhduar me vendimin e datës 13.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

 

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260/1 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 76, datë 02.04.2025, vendosi:

 

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kreshnik Budlla (Farruku).

 

2. Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), me vendimin Nr. 1, datë 11.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar dhe lënë në fuqi me vendimin nr.4, datë 13.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

 

4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

 

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page