top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I META-s U KËRKOI FALJE FAMILJEVE TË VIKTIMAVE TË RRJETEVE SOCIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 2, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjatë një seance dëgjimore në Senat, mbi ndikimin e mediave sociale tek fëmijët, CEO i Meta Mark Zakërberg (Zuckerberg) u kërkoi falje familjeve të prekura nga shfrytëzimi online.

Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar”, tha z. Zakërberg (Zuckerberg).

Askush nuk duhet t'i kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja, dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë kaq shumë, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë, për t'u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja.

Seanca dëgjimore u fokusua në shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet, dhe paraqiti z. Zakërberg duke trajtuar shqetësimet në lidhje me platformat në pronësi të Meta-s, duke përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in.

Komiteti Gjyqësor i Senatit kritikoi platformat e mediave sociale për mbrojtjen e pamjaftueshme të fëmijëve.

Z. Zakërberg (Zuckerberg) shprehu keqardhje për vështirësitë me të cilat përballen familjet, dhe premtoi përpjekje të vazhdueshme për të rritur sigurinë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page