KREU I PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) ALTIN DUMANI THA NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË: GJATË VITIT 2024 JANË MARRË NË HETIM 33 ISH-ZYRTARË TË LARTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani mbërriti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku kreu raportim vjetor.
Ai ishte i shoqëruar nga prokurorët e Posaçëm Adnand Xholi dhe Klodian Braho (shefa sektorësh).
“Janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë gjatë vitit 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili.
Nga këto 33, 19 zyrtarë janë dërguar për gjykim në gjykatë. Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publike për të cilët ka pasur vendim të formës së prerë”, tha z. Dumani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments