KREU I SPAK-ut ALTIN DUMANI PRITI NË TAKIM ZYRTAR DREJTORESHËN E ZYRËS SË EVROPËS JUGORE DHE QENDRORE NË DEPARTAMENTIN E SHTETIT TË SHBA-SË KOLIN HILAND (COLLEEN HYLAND).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 16, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Kolin Hiland (Colleen Hyland), gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, është takuar me kreun e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.
Gjatë takimit me z. Dumani, drejtoresha Hiland (Hyland) ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë.
Ndër të tjera, ajo ka theksua rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave euroatlantike.
Njoftim | “Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u takua me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani.
Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së ShBA-ës të akredituar në Tiranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare