KRIJOHET XHELI I PARË METALIK | MUNDËSON PRINTIM 3 DIMENSIONAL NË TEMPERATURË TË ZAKONSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Shkencëtarët kanë krijuar një xhel metalik shumë përçues që mundëson printimin tredimensional (3D) në temperaturën e dhomës.
Xheli, i përshkruar në revistën Metër (Matter), lejon printimin e objekteve metalike në një hap të vetëm, duke hapur mundësi për prodhimin e komponentëve elektronikë.
Xheli formohet duke kombinuar grimcat e bakrit në shkallë micron, dhe një aliazh metali të lëngshëm indium-galium, duke rezultuar në një konsistencë të ngjashme me xhel që shpërndan në mënyrë të barabartë grimcat e bakrit, dhe mundëson formimin e rrugëve elektrike.
Objektet e printuara ruajnë formën e tyre dhe bëhen më të forta pas tharjes, me shtrirjen e grimcave që ndikojnë në procesin e tharjes.
Nga z. Erton Duka
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments