KRIM I DYFISHTË PASIONI NË FSHATIN STANOC TË VUSHTRRISË: PRONARI I FURRËS SË BUKËS “DIELLZA” ARSIM MORINA VRAU NEXHMIJE MUSLIU HARADININ DHE MË PAS VETEN | SI SHKAK THEMELOR DYSHOHET XHELOZIA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 2 min read

Fshati Stanoc, Vushtrri, Republika e Kosovës | Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Një punëdhënës i quajtur Arsim Morina ka vrarë një zonjë me të cilën ka pasur raporte pune.

Dyshohet se akti kriminal u ndërmuar nga xhelozia.
Pronari i furrës “Diellza”, z. Morina ka vrarë me armë zjarri punëmarrësen e tij, znj. Nexhmije Musliu Haradini.
Më pas ka vrarë edhe veten.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore.Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më pare tek biznesi i të dyshuarit.
Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk e dijmë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ke lanë tek unë”, deklaroi familjari i viktimës femër, z. Rrahim Ajeti.
Njoftim | Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.
Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments