KROMOZONI Y | PËRFUNDON HARTA E GJENOMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 9, 2023
- 1 min read

Baltimorë, Merilend, Amerikë | Për herë të parë një grup studiuesish ka arritur të rindërtojë të gjithë sekuencën. Një ekip studiuesish në Institutin Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), nën kujdesin e Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Gjenomit Njerëzor, ka hartuar të gjithë strukturën e kromozomit Y. Zbulimi, epokal për gjenetikën, shfrytëzoi teknologjitë e avancuara të renditjes, për të rindërtuar çdo pjesë të pjesës tipike mashkullore të gjenomit. Përveç vetë hartës, ky hulumtim ka bërë të mundur, verifikimin sesi teknologjitë e reja të sekuencës janë aq të sakta sa mund të identifikojnë disa çrregullime gjenetike, apo edhe të zbulojnë rrënjët gjenetike të sëmundjeve të tjera. Merita e studiuesve ishte zbulimi i misterit të pjesës më “të pakapshme” të gjenomit, kromozomit Y, një rajon më parë i padeshifrueshëm. “Tani që kemi këtë sekuencë 100% të plotë të kromozomit Y, ne mund të identifikojmë dhe eksplorojmë variacione të shumta gjenetike, që mund të ndikojnë në tiparet njerëzore, dhe sëmundjet në një mënyrë që nuk ishim në gjendje ta bënim më parë”, shpjegon një nga autorët kryesorë të studim, dhe njëkohësisht gjenetist në Universitetin Xhans Hapkins (Johns Hopkins), z. Dailain Teilër (Dylan Taylor). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments