KRUJË: AUTOMJETIT TË ELTON KANIT IU VENDOS LËNDË PLASËSE E CILA PAS SHPËRTHIMIT SHKAKTOI VETËM DËMË MATERIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 23
- 1 min read

Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Automjetit të z. Elton Kani i ishte vendosur lëndë plasëse, e cila, pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëmë materiale.
Njoftim | Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments