top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRUJË: U ARRESTUA FLORIAN KANI | I GJETËN 1890 FARA HASHASHI NËN KAPAKUN E MOTORRIT TË AUTOMJETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read

Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:

1- Z. Florian Kani, me moshë 26 vjeç.

 

Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 1890 fara hashashi që dyshohet se do të përdoreshin me qëllim kultivimi, të cilat, i kishte fshehur nën kapakun e motorit të automjetit.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”.

 

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

 

Sekuestrohen 1890 fara narkotike dhe pajisje për kultivimin e kanabisit, vihet në pranga poseduesi.

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.

 

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vieç, banues në Krujë.

 

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

 

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page