KRYEFJALA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 28, 2023
- 2 min read
📜Titulli: Kryefjala.
👨🎨 Autori: William Arthur Chase (1878–1944).
🕰 Viti: 1915.
🏛 Vendndodhja: Tate, Londër (vaj në kanavacë, 506 × 405 mm. Vepra e pa ekspozuar).
Tiranë, Shqipëri | Pikturë e William Arthur Chase, një piktor nga Bristol, i njohur mbi të gjitha për natyra të qeta me lule.
Piktura është jashtëzakonisht rigoroze në përbërje. Le të imagjinojmë ta heqim gruan nga pas, çfarë mbetet?
Një kompozim gjeometrik i përbërë nga dy zona kryesore drejtkëndore të kufizuara nga pianoja e zezë, dhe muri neutral, të cilit, i shtohen hapësira të tjera të përcaktuara nga sedilja, tastiera, fletët e muzikës, dhe pjesë të murit.
Profili i gruas me flokë të zeza, dhe të veshur me blu, përshtatet në këtë kontekst rigoroz, dhe minimal, dhe fut harmoninë, lëvizjen, dhe poezinë në kontekst. Pianisti po luan vetëm një notë, notën themelore, kryesore të pjesës.
Me mbështetjen e saj në çelës, gruaja duket se po largohet, ajo mban veten me dorën e majtë në karrige, dhe me trupin e saj duket se dëshiron t'i lërë hapësirë asaj që ka vërtet rëndësi: muzikës.
Nota kështu merr konsistencë, përhapet në të gjithë dhomën, mbetet pezull për çaste të gjata, deri në heshtje, që nuk është kurrë heshtje, por pjesë e muzikës.
Ashtu si boshllëqet janë po aq pjesë e skulpturës, dhe e arkitekturës, sa hapësirat e plota, apo pasiviteti, është po aq pjesë e jetës sa edhe aktiviteti.
Kjo pikturë sugjeron forcën e muzikës përmes një note të vetme, e cila, është tulla themelore, mbi të cilën ndërtohen melodia dhe harmonia, deri në partiturat më komplekse orkestrale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments