KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE HAXHI DEDE BABA EDMOND BRAHIMAJ (BABA MONDI) THA PËR SULLTAN NEVRUZ: TË DUAM NJËRI-TJETRIN MË SHUMË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka uruar besimtarët bektashianë për ditën e shenjtë të Sulltan Nevruzit.
Ai theksoi rëndësinë e dashurisë dhe falënderimit ndaj Zotit, duke ftuar besimtarët të duan njëri-tjetrin dhe të kujdesen për jetën që Zoti ua ka dhuruar.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Dita e Nevruzit, një festë e shenjtë për komunitetin bektashi, festohet në Shqipëri më 22 mars, ndërkohë që është shpallur nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Novruzit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments