top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEKOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE ILIRJAN CELIBASHI THA SE I KA PROPOZUAR KOMISIONIT RREGULLATOR PËRDORIMIN E PAJISJEVE ELEKTRONIKE TË VOTIMIT DHE NUMËRIMIT (PEVN) PËR ZGJEDHJET E 11 MAJIT 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 23
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se i ka propozuar Komisionit Rregullator përdorimin e pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) për zgjedhjet e 11 majit 2025.

 

Propozimi përfshin tre skenarë për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik.


Skenari i parë, përfshin pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në njësitë administrative nr. 1, 3, 5, 8, 9, 10 (Tiranë) dhe në Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë).


Skenari i dytë përfshin vendosjen e PEVN në njësitë administrative nr. 2, 3, 5, 9, 10 (Tiranë) dhe në Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë).


Skenari i tretë përfshin vendosjen  e PEVN në njësitë administrative nr. 5, 10 (Tiranë), Bërxull, Prezë, Vorë (Vorë) dhe në Durrës R1, R5 (Durrës).


Këto do të jenë zgjedhjet e katërta radhazi me PEVN, duke konfirmuar saktësinë 100% të procesit”, tha kryekomisioneri Celibashi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page