KRYEMINISTRAT RAMA-KURTI NË EMËR TË QEVERIVE PËRKATËSE NËNSHKRUAN AKTIN ME OBJEKT LËNDOR: “MARRËVESHJE TË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KOSOVËS DHE SHQIPËRISË PËR ORGANIZIMIN E LOJËRAVE MESDHETARE 2030”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 20, 2024
- 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në emër të qeverive përkatëse nënshkruan sot aktin me objekt lëndor: “Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”.
Zyra e shtypit e qeverisë së Republikës së Kosovës bëri të ditur se me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments