KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: USHTRIA E IZRAELIT (IDF) DO TË VEPROJË ME FORCË NË LIBAN; KUNDËR DHJETËRA OBJEKTIVAVE TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) kanë urdhëruar ushtrinë e vendit (IDF) të ndërmarrë veprime të forta kundër dhjetëra objektivave terroristë në Liban.
“Izraeli nuk do të lejojë asnjë dëm për qytetarët e tij dhe sovranitetin e tij”, shkruhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit Netanjahut.
“Qeveria libaneze është përgjegjëse për gjithçka që ndodh në territorin e saj”, vazhdoi deklarata, duke theksuar se Izraeli do të veprojë në çdo mënyrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe lokaliteteve izraelite në veri të vendit.
Deklarata vjen pas hedhjes me raketa nga Libani në Izrael këtë mëngjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments