Londër, Britani e Madhe | Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) ka dënuar sulmin rus me lëshimin e më shumë se 170 dronëve dhe raketave në rrjetin energjetik të Ukrainës duke vrarë një person.
“Unë e dënoj këtë sulm të vazhdueshëm ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, tha kryeministri Starmër (Starmer) në një deklaratë.
“Unë i bëj nderime qëndrueshmërisë së popullit ukrainas dhe udhëheqjes së presidentit Zelenski, përballë sulmeve të mëtejshme me dronë dhe raketa nga makineria luftarake e përgjakshme dhe brutale e Putinit pa pushim edhe në Krishtlindje”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar