KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER): PAPA FRANÇESKU PROMOVOI NJË BOTË MË TË BARABARTË; TRASHËGIMIA E TIJ E QËNDRUESHME; FLAMUJT NË GJYSMËSHTIZË NGA SOT DERI NESËR NË ORËN 20:00.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Papa Françesku ka promovuar një botë më të barabartë dhe përpjekjet e tij do të kenë një trashëgimi të qëndrueshme.
Këtë e deklaroi kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) pas vdekjes së Papa Françeskut.
Kryeminsitri Starmër (Starmer) shtoi se udhëheqja e tij në një kohë komplekse dhe sfiduese për botën dhe Kishën ka qenë e guximshme, por gjithmonë ka dalë nga përulësia e thellë.
Gjithashtu u njoftua se flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat qeveritare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga sot deri nesër në orën 20:00.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments