Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, raportohet se do të vizitojë Romën të hënën më 13 janar 2025, me rastin e prezantimit të Xhiros së Italisë “Giro d'Italia”.
Këtë vit në fakt gara e çiklizmit do të nisë më 9 maj 2025 nga Shqipëria.
Durrës-Tirana do të jetë e para nga tre etapat shqiptare, që do të përfundojë në Vlorë dhe që do të nisë edicionin e 108-të të garës.
Itinerari do të zbulohet në tërësi të hënën në Romë.
Për momentin nuk ka asnjë konfirmim për një takim mes kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane, Xhorxha (Giorgia) Meloni, ndonëse nuk mungojnë temat për diskutim mes tyre, duke nisur ndër të tjera edhe nga hapja e dy qendrave për pritjen dhe ndalimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, ende jo funksionale për shkak të disa çështjeve ligjore të diktuara nga çështja e riatdhesimeve në vendet e sigurta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments