top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I LIBANIT NAUAF (NAWAF) SALAM: NE RREZIKOJMË NJË LUFTË TË RE ME IZRAELIN; DO TË KISHTE PASOJA KATASTROFIKE PËR NE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 1 min read

Beirut, Liban | Libani rrezikon të tërhiqet në një luftë të re me Izraelin, e cila, do të kishte pasoja katastrofike”, tha sot kryeministri Nauaf (Nawaf) Salam, pasi Ushtria e Izraelit (IDF) tha se do t'i përgjigjej raketave të lëshuara nga Libani këtë mëngjes.

 

Kryeministri Salam paralajmëroi kundër rrezikut të rifillimit të operacioneve ushtarake në kufirin jugor, duke theksuar se kjo mund ta tërheqë vendin në një luftë të re, me pasoja katastrofike për Libanin, tha zyra e tij e shtypit, duke shtuar se ai kishte kontaktuar ministrin e mbrojtjes, për të siguruar që vetëm shteti të ketë fuqinë për të vendosur për luftën dhe paqen.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page