KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA: BEKTASHIZMI ËSHTË MONUMENT I GJALLË KULTURE DHE DUHET MBROJTUR MEDOEMOS NGA SHTETI DHE NGA POPULLI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 25
- 1 min read

Tiranë, shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, u shpreh se bektashizmi është një monument i gjallë kulture.
“Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar.
Dhe këto mund ti them pa gajlen më të vogël sepse në këtë rast shyqyr Zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale.
Bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt.
Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik.
Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë”, tha kryeministri Rama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments