KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA NDAU PAMJE NGA PEDIATRIA E SPECIALITETEVE NË QSUT E CILA HAP DYERT PËR PAK DITË ME KUSHTE BASHKËKOHORE DHE SHËRBIM CILËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 14
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga punimet e fundit që po kryhen.
Sipas kryeministrit Rama, do të ofrohen kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor.
“Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, hap dyert për pak ditë duke garantuar kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor për pacientët që kanë nevojë për kujdes mjekësor”, shkroi kryeministri Rama në rrjetin social virtual “Facebook”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments