KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU DO TË NISET NESËR PËR NË UASHINGTON | DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Zyra e kryeministrit izraelit thotë se Benjamin Netanjahu do të niset për në Uashington nesër, ku është ftuar të takohet me presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ata do të diskutojnë tarifat, përpjekjet për kthimin e pengjeve, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë, kërcënimin iranian dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
“Kryeministri vlerëson lidhjen personale dhe të ngrohtë me presidentin Tramp (Trump) dhe e falënderon që e ftoi të ishte udhëheqësi i parë që do ta takonte pas vendosjes së tarifave, pasi ishte edhe udhëheqësi i parë që e takoi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments