top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU MBËRRITI NË HUNGARI PËR VIZITË ZYRTARE | BUDAPESTI REFUZOI TË ZBATOJË URDHËR-ARRESTIN E LËSHUAR KUNDËR TIJ NGA GJYKATA NDËRKOMËTARE PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Budapest, Hungari | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbërriti në Hungari, i pritur në aeroportin Budapest-Ferihegy nga një roje nderi ushtarake.

 

Kështu ka raportuar gazeta izraelite Kohërat e Izraelit (Times of Israel), duke shtuar se kryeministri Netanjahu është shoqëruar nga një autokolonë për në hotelin ku do të qëndrojë.

 

Vizita e kryeministrit Netanjahut në Budapest vjen mes polemikave të nxehta mbi urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nëntorin e kaluar kundër tij dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Joav (Yoav) Gallant, të akuzuar për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

 

Izraeli i ka hedhur poshtë me forcë akuzat penale, duke i quajtur ato të motivuara politikisht dhe anti-semite.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page