
Jeruzalem, Izarel | “Që tani e tutje, Izraeli do të veprojë me forcë në rritje kundër Hamasit dhe negociatat do të zhvillohen vetëm nën zjarr”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të arrijmë të gjitha objektivat e luftës: lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe fundin e kërcënimit nga Gaza.
Disa komentues përhapin gënjeshtra, duke lënë të kuptohet se vendimet e IDF-së janë të nxitura nga konsiderata politike.
Ata vetëm përsërisin propagandën e Hamasit. Por unë dua t'i them qartë Hamasit: mos llogarisni në këtë. Asgjë nuk do të na ndalojë të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments