KRYEMINISTRI KANADEZ AKUZOI “FACEBOOK”-un SE VENDOS INTERESIN FINANCIAR MBI SIGURINË E QYTETARËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 22, 2023
- 1 min read

Ontario, Kanada | Kryeministri kanadez Justin Trudeau kritikoi rrjetin shoqëror virtual “Facebook” për prioritizimin e fitimeve financiare mbi sigurinë e njerëzve, pasi platforma bllokoi përmbajtjen e lajmeve, gjatë zjarreve në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë dhe Kolumbisë Britanike (British Columbia).
Z. Trudo (Trudeau) shprehu besim se “Facebook” do të zgjidhte fitimin financiar, në vend që të ndihmonte organizatat lokale të lajmeve, të ndanin informacione jetike me kanadezët në internet. Ai lavdëroi kanadezët për mbështetjen e të evakuuarve, dhe e përshkroi shkatërrimin e zjarrit si “apokaliptik”.
“Është kaq e paimagjinueshme, që një kompani si Facebook, po zgjedh të vendosë fitimet e korporatave, përpara se të sigurojë që organizatat lokale të lajmeve, të mund të marrin informacion të përditësuar, për kanadezët, dhe t'i përhapin atje ku kanadezët kalojnë shumë nga koha e tyre; në internet, në mediat sociale, në Facebook”, tha z. Trudo (Trudeau) gjatë një konference për shtyp të hënën.
Kompania mëmë e Facebook, Meta, bllokoi lidhjet e lajmeve, në përgjigje të legjislacionit të ri të Kanadasë, që kërkon negociata, për pagesat e përmbajtjes së lajmeve.
Z. Trudo (Trudeau) e konsideroi lëvizjen e Facebook-ut si të dëmshme për demokracinë, dhe sigurinë gjatë emergjencave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios