KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) NË TAKIM ME KRERËT E BIZNISIT BRITANIK THA: PËR TARIFAT DO TË REAGOJMË ME GJAKFTOHTËSI; ASGJË E PËRJASHTUAR; SYNIMI YNË MBETET TË ARRIJMË NJË MARRËVESHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Qeveria britanike do të reagojë me një mendje të ftohtë dhe të qetë ndaj tarifave amerikane - tha kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) - duke theksuar se asgjë nuk përjashtohet dhe se Londra do të marrë vendime të udhëhequra vetëm nga interesi kombëtar”.
Kështu raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian).
“Është e qartë se do të ketë një ndikim ekonomik”, i tha z. Starmër (Starmer) një grupi udhëheqësish biznesi në zyrën e tij në Dauning Strit (Downing Street) këtë mëngjes.
“Një nga pikat e forta të këtij kombi është aftësia jonë për të qëndruar të qetë”, theksoi kryeministri britanik.
“Synimi ynë mbetet të lidhim një marrëveshje, por asgjë nuk përjashtohet”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios