
Athinë, Grqei | Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) dhe presidenti francez Emanuel Makron zhvilluan bisedime të martën në lidhje me shitjen e mundshme të raketave ajër-ajër Meteor në Turqi, një lëvizje që ka ngritur shqetësime në Athinë.
Takimi i tyre u zhvillua në margjinat e një samiti të Bashkimit Europian në Bruksel dhe thuhet se klima ishte pozitive.
Kryeministri Micotaqis kërkoi detaje mbi negociatat në vazhdim midis Turqisë dhe konsorciumit evropian të raketave MBDA, të cilat, po ndërmjetësohen nga Mbretëria e Bashkuar.
Presidenti Makron konfirmoi diskutimet, por theksoi se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje përfundimtare me Turqinë.
Ai vuri në dukje se një marrëveshje me Turqinë nuk duhet të konsiderohet një përfundim i parakohshëm.
Çështja ka tërhequr vëmendjen në Greqi, duke pasur parasysh thellimin e lidhjeve të saj të mbrojtjes me Francën.
Që nga viti 2021, Athina ka blerë 24 avionë luftarakë Rafale, secili i pajisur me raketa Meteor.
Për më tepër, Greqia ka porositur tre fregata FDI të prodhimit francez, me bisedimet në vazhdim për një të katërt.
Marrëveshja e mbrojtjes midis dy vendeve përfshin një klauzolë të ndihmës reciproke, duke forcuar partneritetin e tyre strategjik.
Kryeministri Micotaqis dhe presidenti Makron janë planifikuar të takohen sërish të hënën në Paris në një samit për inteligjencën artificiale.
Takimi do të synojë gjithashtu të kumtojë se marrëdhëniet greko-franceze mbeten të shkëlqyera pavarësisht gjithë bujës së ditëve të fundit për shkak të raketave Meteor dhe shitjes së tyre të mundshme në Turqi.
Ndërsa fokusi kryesor do të jetë në përparimet teknologjike, priten diskutime të mëtejshme për sigurinë.
Ndërkohë, Turqia po ndjek gjithashtu blerjen e 40 avionëve Eurofighter, një marrëveshje e mbështetur nga Britania e Madhe, por që po përballet me kundërshtimin e Gjermanisë, gjë që nuk do të thotë megjithatë se Berlini nuk do të heqë kundërshtimet e tij në një moment në kohë.
Me zgjedhjet gjermane të vendosura për më 23 shkurt 2025, ndryshimet politike në Berlin mund të ndikojnë në blerjet e mbrojtjes së Turqisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments