top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ) KOMENTOI MBI TARIFAT DOGANORE: PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) KA VENDOSUR T'I KTHEHET PROTEKSIONIZMIT TË SHEKULLIT TË 19-të.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Madrid, Mretëria e Spanjës | Administrata amerikane ka vendosur t'i kthehet proteksionizmit të shekullit të 19-të, i cili, për mendimin tim, nuk është një mënyrë e zgjuar për të adresuar sfidat e shekullit të 21-të në një botë të ndërlidhur”.

 

Kështu i komentoi kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) tarifat e shpallura nga presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), të cilat, ai i cilësoi si sulm të njëanshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj Europës, me një paketë tarifash të paprecedentë.

 

Kryeministri Sançez (Sanchez) i kërkoi presidentit Tramp (Trump) që të rishqyrtojë dhe të ulet në tryezën e negociatave me BE-në dhe pjesën tjetër të botës.

 

Kryeministri socialist njoftoi gjithashtu aktivizimin e menjëhershëm të një plani emergjence me masa tregtare dhe financiare për mbrojtjen e sektorëve më të prekur nga rritja e detyrimeve, gjatë një takimi në Pallatin Monkloa (Moncloa) me përfaqësues të strukturës prodhuese spanjolle, ku morën pjesë zëvendëskryeministri me përgjegjësi për Punën dhe Ekonominë Sociale, ministri përgjegjës për Tranzicionin Ekologjik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Ekonomisë dhe Çështjeve Ekonomike Ushqimit, Shëndetësisë dhe ministri i Transformimit Dixhital dhe Shërbimit Civil.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page