KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): PAPA FRANÇESKU LA TRASHËGIMI TË THELLË PËR PAQEN DHE PËR DREJTËSINË SOCIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) shprehu dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e Papa Françeskut.
“Angazhimi i tij për paqen, drejtësinë sociale dhe më të pambrojturit lë një trashëgimi të thellë”, shkroi kryeminsitri Sançez (Sanchez) në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X).
“U prehtë në paqe”, shtoi ai.
Kryeminsitri sapnjoll Sançez (Sanchez) u prit në audiencë në Vatikan dy herë nga Papa Françesku: më 24 tetor 2020 dhe herën e fundit tetorin e kaluar.
Me këtë rast të fundit, kryeministri socialist e kishte ftuar Papën të vizitonte Ishujt Kanarie, të cilët, prej kohësh janë zhytur në një krizë migracioni.
Ka shumë mesazhe zie të shprehura nga anëtarët e qeverisë iberike për vdekjen e Papa Françeskut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments