KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË ITALISË XHORXHA (GIORGIA) MELONI BËRI HOMAZHE TE ARKËMORTI I PAPA FRANÇESKUT NË SHËN PJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni mbërriti në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe në trupin e Papa Françeskut.
Kryeministrja e veshur me kostum të zi qëndroi për disa minuta në heshtje pranë arkivolit të Papa Françeskut. Më pas, pasi bëri shenjën e kryqit, ajo u largua nga Bazilika.
Disa ministra mbërritën në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni, për të bërë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut.
Mes tyre ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri Antonio Tajani, ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi dhe ministri i Mjedisit Gilberto Piketo (Pichetto) Fratin.
Në Bazilikë ishin gjithashtu sekretarja e Partisë Demokratike Eli Shlein (Elly Schlein) dhe kryeprokurori i Romës Françesko (Francesco) Lo Voi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios