top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA ITALIANE XHORXHA (GIORGIA) MELONI THIRRI MINISTRAT NË TAKIM NË PALLATIN KIXHI (PALAZZO CHIGI) PËR TË MARRË MASA NDAJ TARIFAVE DOGANORE AMERIKANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Romë, Itali | Takimi në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi) mbi tarifat e ShBA-ës ndaj Bashkimit Evropian.

 

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia) Meloni ka anuluar angazhimet e sotme për të fokusuar aktivitetet e saj në veprimet që do të ndërmerren pas njoftimeve të presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe hapi i parë duhet të jetë një task-forcë me ministrat përkatës.

 

Pas kryeministres Meloni, e cila, mbërriti në mëngjes, së fundmi hynë disa ministra në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi), duke përfshirë z. Xhankarlo Xhorxheti (Giancarlo Giorgetti - minister i Ekonomisë), z. Adolfo Urso (ministër i Biznesit), z. Françesko Lolobrixhida (Francesco Lollobrigida - minister i Bujqësisë) dhe z. Tommaso Foti (ministër për Çështjet Evropiane).

 

Në takim do të marrin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat Matteo Salvini personalisht dhe Antonio Tajani përmes video-lidhjes.

 

Sipas raportimeve, takimi ka të bëjë me veprimet që do të duhet të ndërmarrë Qeveria italiane pas vendosjes së tarifave të reja nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentarer

Betygsatt till 0 av 5 stjärnor.
Inga omdömen ännu

Lägg till ett betyg
bottom of page