KRYETARI I ARRESTUAR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ FUTI SHPATËN NË MILL: DEKLAROI SE ISHTE KEQKUPTUAR ME RAMËN | AKUZOI MEDIAT QË NUK I KREHIN BISHTIN SE JANË MOÇALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 21
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndaj të cilit dy shkallët e Gjykatës së Posaçme (GjKKO) kanë shqiptuar masë sigurimi “arrest në burg” duket se ka tërhequr delegimin e kompetencave të tij funksionale në drejtim të znj/znjsh. Sara Goxhaj me argumentin se ishte i keqinformuar.
Por jo vetëm, ai gjeti rastin t’i vinte në dukje publikut se uniteti Rama-Veliaj është më i çeliktë se kurrë, dhe se nuk ka asnjë kundërshtim që znj/znjsh Anuela Ristani të ushtrojë kompetencat lëndore në vendin e tij.
Duhet theksuar se ai nënshkroi një akt administrativ me anë të të cilit i delegonte kompetecat lëndore besnikes së tij, znj/znjsh Sara Goxhaj, por këtë akt administrativ e bëri hasha.
Nuk dihet se çfarë e shtyn z. Veliaj që të jetë kaq kundërpedal në qëndrimet e tij institucionale.
Njoftim | “U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur ‘punon’ pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë.
Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkroi z. Veliaj në llogarinë e tij në rrjetin e tij social virtual Libri i Fytyrave (Facebook).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments