KRYETARI I ARRESTUAR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ NXORRI SHPATËN NGA MILLI DHE IA DREJTOI EDI RAMËS | I SHKARKOI KRYETAREN NË DETYRË ANUELA RISTANI; EMËROI KRYETARE BESNIKEN E TIJ SARA GOXHAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 20
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj/znjsh Sara Goxhaj do të jetë kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës.
Kështu kumtohet nga akti administrativ i nënshkruar nga kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili, ka vendosur që sekretaren e tij ta emërojë si subjektin që do të drejtojë procedurat administrative në Bashkinë e Tiranës.
Ky emërim bie ndesh me atë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i cili, komandoi në detyrë nënkryetaren e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani.
Tashmë nënkryetarja Anuela Ristani (e preferuara e kryeministrit Rama) do të duhet t’ia dorëzojë “çelësat” e Bashkisë së Tiranës besnikes së z. Veliaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments