top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARI I BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU DO TË MBAHET NË PARABURGIM PËR TË PAKTËN 4 DITË | PROTESTAT U NDALUAN NË STAMBOLL PAS ARRESTIMIT TË TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 19
  • 1 min read

Stamboll, Turqi | Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili, u arrestua mëngjesin e sotëm, do të qëndrojë në burg për të paktën katër ditë.

 

Kështu ka thënë drejtori i transemtuesit televiziv “CNNTurk”, duke cituar burime të informuara.

 

Pritet një periudhë paraburgimi prej 4 ditësh. Për 106 persona ka një urdhër arresti dhe 84 (prej tyre) janë aktualisht në arrest”, tha z. Nihat Uludag.

 

Ndërkohë, Prefektura e Stambollit ka ndaluar demonstratat politike dhe leximin publik të njoftimeve për shtyp deri më 23 mars 2025.

 

Z. Imamoglu, i cili u zgjodh dy herë kryetar bashkie me partinë kryesore opozitare CHP dhe konsiderohet si rivali kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të planifikuara për në vitin 2028, dhe së fundmi ishte vënë nën hetim për disa akuza penale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page