top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI BËRI NJË PËRSHËNDETJE ME RASTIN E 55-VJETORIT TË THEMELIMIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS: E CILËSOI VATËR TË MADHE TË SHQIPTARISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 15
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali kreu një përshëndetje me rastin e 55-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, të cilin, e cilësoi një vatër të madhe të shqiptarisë.

 

Si sot, 55 vjet më parë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës, një ngjarje historike e arsimore, me rëndësi kombëtare për Kosovën, por edhe për kombin shqiptar.


Universiteti i Prishtinës, i cili mban emrin e nderuar ‘Hasan Prishtina’, me 14 fakultetet dhe 158 programet e tij, është ndër qendrat më të mëdha e më të rëndësishme arsimore, shkencore e kulturore shqiptare.


Përgjatë më shumë se gjysëm shekulli, Universiteti i Prishtinës ka arsimuar, formuar, edukuar dhe inspiruar dhjetra breza studentësh, pedagogësh e intelektualësh, personalitete të shquara të dijes, të luftës për çlirim, pavarësi, shtetformim, demokraci, zhvillim e progres, dhe ka shërbyer e vazhdon të shërbejë si një vatër e madhe e shqiptarisë.


Urime studentëve e profesorëve, ish studentëve dhe ish profesorëve si edhe gjithë popullit të Kosovës, në vitin e 55-të të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page