KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI DHA MESAZH ME RASTIN E 7 MARSIT; DITËS SË MËSUESIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit, të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali dha sot një mesazh me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
“Thënia e Konfucit: Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit janë të pamatshme, është një mësim universal për të gjitha kohërat.
Pas çdo historie suksesi, ka pasur një mësues që ka ndezur kureshtjen, ka nxitur ambicjen dhe ka forcuar besimi”, tha kryetarja Spiropali.
“Mësuesit nuk janë thjesht profesionistë, por misionarë, të cilët, mbi të gjitha, motivojnë e frymëzojnë.
Sepse të mësuarit është çelësi më i rëndësishëm për progresin, mirëqenien dhe zhvillimin.
Nëse dëshirojmë t’u japim shumë shanse fëmijëve tanë, t’u japim më parë një shans mësuesve të Shqipërisë.
Atyre që punojnë jo për t’u pasuruar, por për të ndërtuar jetët e fëmijëve tanë, që frymëzojnë me modelin dhe shembullin e tyre”.
Ne nuk kursehemi, dhe nuk do të kursehemi, të rrisim, siç edhe kemi rritur, pagat e mësuesve.
Të përmirësojmë, siç edhe kemi përmirësuar, kushtet në shkollat në çdo qytet e fshat të vendit. Të vazhdojmë të rrisim investimet për arsimin, shkollimin, edukimin qytetar dhe formimin shkencor.
E kthejnë këtë investim me përkushtimin, talentin dhe dashurinë e tyre për vajzat dhe djemtë e Shqipërisë.
Gëzuar 7 Marsin, mësuese dhe mësues, të dashur, të urtë e të respektuar! Mirënjohje pa fund për ju, mësues të së kaluarës, mësues të sotëm dhe të ardhshëm të Shqipërisë”, tha në mesazhin e saj me rastin e 7 Marsit, kryetarja Spiropali.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires