top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI KREU VIZITË NË SELINË E KOMUNITETIT MUSLIMAN PËR TË URUAR FESTËN E FITËR BAJRAMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.


Ajo i shprehu urime kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu por edhe sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Botërore Islame, Muhamed bin Abdulkerim el-Isa - i cili, siç duket nga kjo foti ishte i pranishëm në takim.

 

Një ditë që na bën bashkë, pas muajit të agjërimit, të sakrificës, edhe të lutjeve të muajit të Ramazanit. Besimtarët myslimanë vijnë për pranimin e sakrificave, e lutjeve të tyre.


Por kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman dhe gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët, këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë dhe në të gjithë trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Greqi e kudo, sepse gjithmonë ne festat e të mirat i kemi ndarë me njëri-tjetrin, pavarësisht besimit fetar, dhe është një dëshmi e qartë sesi toleranca e vërtetë, vëllazëria e vërtetë mes komuniteteve shqiptare është një realitet dhe nuk është një slogan”, deklaroi kryetarja Spiropali gjatë prononcimi mediatik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page