top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI PRITI NË TAKIM ZYRTAR KOMISIONEREN EUROPIANE PËR ZGJERIMIN MARTA KOS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Komisionerja Europiane për Zgjerimin Marta Kos pasi u takua me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali vlerësoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

E dashur Elisa, ju falënderoj për takimin tonë konstruktiv! Parlamenti ka një rol vërtet jetik në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, miratimin e reformave kyçe dhe sigurimin e bashkëpunimit ndërpartiak.


Është kjo frymë gjithëpërfshirëse dhe e dialogut që mbështet fuqishëm këtë moment të favorshëm për anëtarësimin e Shqipërisë”, shkroi komisionerja Kos.

 

Takimi mes kryetares Spiropali dhe komisioneres Kos erdhi në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page