top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI PRITI NË TAKIM ZYRTAR PRESIDENTIN E SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit, të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti në takim zyrtar presidentin e Izraelit, Isak (Isaac) Herzog.

 

Pritja u realizua në kryesinë e Kuvendit.

 

Kjo është hera e parë që një president izraelit viziton Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të miqësisë me Knesetin: zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, gjithashtu, edhe ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

 

Gjatë fjalës së saj, kryetarja Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë.

 

Në kohë të vështira shqiptarët e të gjitha besimeve kanë mbrojtur hebrenjtë nga përndjekjet, sidomos prej nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kanë rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, por hebrenjtë nuk i kanë dorëzuar. Miqësia mes nesh është mbrujtur dhe ka kaluar përmes provash të forta”, tha kryetraja Spiropali.

 

Kryetrja Spiropali nënvizoi bashkëpunimin e fortë me Izraelin në fusha si politika, ekonomia, mbrojtja, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike.

 

Kryetrja Spiropali vuri theksin gjithashtu në rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si udhëheqëse rajonale në luftën kundër antisemitizmit dhe përmendi angazhimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim, pas miratimit të rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit dhe organizimit të Forumit të Parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

 

Presidenti Herzog, shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhave të vështira.

 

Presidenti Hercog përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh.

 

Presidenti Herzog vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Knesetit, duke garantuar mbështetjen e tij për forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve si edhe ftoi kryetaren Spiropali të vizitojë Shtetin e Izraelit.

 

Deputetët Gjekmarkaj, Gjylameti, Klosi dhe Bylykbashi vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet parlamentare mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtteit të Izraelit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page