KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI PRITI SOT NË NJË TAKIM NË KRYESINË E KUVENDIT UDHËHEQËSEN E LËVIZJES DEMOKRATIKE TË BJELLORUSISË SVITLANA TSIKHANOUSKAYA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 6
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, znj. Svitlana Tsikhanouskaya, e cila, shoqërohej nga këshilltarët z. Francišak Viačorka, z. Dzianis Kuchynski dhe z. Anatol Liabedzka.
Kryetarja Spiropali e cilësoi znj. Tsikhanouskaya një mike të veçantë.
“Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor.
Prej 2020 bashkëshorti i saj është i burgosur politk në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik. Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje.
Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse dhe po e udhëheq atë me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike”, tha kryetarja Spiropali.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments